Ndryshime në kombëtaren e Shqipërisë, rikthehet në listë gardiani i Superiores

schedule22:38 - 4 Tetor, 2020

schedule 22:38 - 4 Tetor, 2020

Alban Hoxha, kapiteni dhe portieri i Partizanit, është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë për tre sfidat e ardhshme, njofton klubi i kuq i kryeqytetit. Fillimisht, Hoxha nuk ishte përzgjedhur nga Eduardo Reja për ndeshjet ndaj Armenisë, Kazakistanit dhe Lituanisë, por tashmë do të jetë pjesë e skuadrës.

Njoftimi i Partizanit:

ALBAN HOXHA PJESË E EKIPIT TONË PËRFAQËSUES PËR TAKIMET NDAJ ARMENISË, KAZAKISTANIT DHE LITUANISË

Alban Hoxha përfshihet në listën e lojtarëve të ekipit tonë përfaqësues për miqësoren ndaj Armenisë në 7 Tetor dhe dy ndeshjet zyrtare eliminatore të Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në program në 11 dhe 14 Tetor.

Kapiteni ekipit do të jetë përfaqësuesi i kuq në seleksionin kuqezi të përzgjedhur nga traineri Eduardo Reja. Klubi i uron shumë suksese Alban Hoxhës me fanelën e ekipit tonë përfaqësues”, shkroi Partizani./abcnews.al

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1462919543902437