Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirohen nga detyra tre zëvendësministra, marrin mandatin e deputetit

schedule18:50 - 2 Shtator, 2025

schedule 18:50 - 2 Shtator, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar në mbledhjen e fundit që është mbajtur.

Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra dhe posti që mbanin në ministritë përkatëse. Konkretisht, Ilva Gjuzi që mbante postin e zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit është liruar nga detyra. Po ashtu edhe Ceno Klosi zëvendës ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të fundit, por përmendim që tre emrat e mësipërm rezultojnë deputetë nga zgjedhjet e fundit të 11 majit.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!