Ndryshim trajnerësh në Bundesliga, shkarkohet tekniku i Grudës dhe Weiper

schedule17:36 - 3 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 3 Nëntor, 2023

Ndryshim stoli te Mainzi. Skuadra gjermane po vuan në Bundesliga, teksa pas javës së nëntë renditet në vendin e fundit me 3 pikë.

Ecuria negative e ekipit ku luajnë edhe Brajan Gruda e Nelson Weiper, ka detyruar drejtuesit të shkarkojnë trajnerin Bo Svensson.

Danezi mbante postin e teknikut të Mainzit prej janarit të vitit 2021. Pasi falënderoi 44-vjeçarin për kontributin, klubi gjerman zbuloi edhe trajnerin e ri.

Ai do të jetë Jan Siewert, trajneri i Mainz U23, i zgjedhur si teknik i përkohshëm. Siewert do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e fundjavës përballë Leipzigut.