Ndryshim planesh, huazimi i Laçit kthehet te Lokomotiva Zagreb, ja arsyeja

schedule11:41 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:41 - 10 Shkurt, 2022

Lojtari i huazuar nga skuadra e Laçit, Hajdin Salihu, i cili është në pronësi të lokomotiva Zagreb është rikthyer përsëri te skuadra që zotëron kartonin e tij.

Huazimi i Salihut ka zgjatur vetëm 1 muaj, ku me kurbinasit ishte në stol në 3 ndeshjet e kampionatit dhe 1 te Kupës, por pa arritur të merrte minuta me fanellën Laçit.

Sipas “Oversport”, tani lojtari që është kthyer në Kroaci. Një dëmtim i lojtarit të  Lokomotiva, ka bërë që drejtuesit të marrin Salihun.

Marrëdhënia e shkëlqyer që dy klubet kanë mes tyre ka bërë që skuadra e Laçit të mos jetë pengesë për këtë ndryshim planesh. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!