Mbesa e Mariana Kondit, Asia feston sot 5-vjetorin e lindjes.
Ajo nuk ka kërkuar lodra si dhuratë, por të mbrojë shokët e shoqet e saj
Gjyshe Mariana ka organizuar një festë e veçantë me sirena, delfinë e tollumbaca blu për bukuroshen dhe nuk ka nguruar të ndajë disa foto në rrjetet sociale.
Asia nuk mbante veshur ndonjë fustan princeshash, por një bluzë ku shkruhej: “Mos kini frikë! Babi im është boksier dhe do t’ju mbrojë të gjithëve!”.
“5 vjetor dielli nanes! Babi im është boksier!Mos kini frikë i thotë shoqeve dhe shokëve te saj! Ai jo vetem juve por edhe femijet e gjithe botes i mbron nga te kqinjt! Faleminderit Ami qe gezove shpirtin e te vegjelve në këto kohe jo të mira!”, ka shkruar Mariana krah fotos së publikuar. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram