Fotoja e fundit e dukës dhe dukeshës së Sussex ka bërë xhiron e rrjetit. Meghan Markle dhe Harry i kanë befasuar të gjithë me fotot e fundit.
Çifti janë fofografuar të dy me kostumet serioze dhe ajo që ka marrë vëmendjen përveç elegancës së tyre ka qenë buzëqeshja e 39-vjeçares.
Fotografi ishte Matt Sayles me bazë në Los Angeles i cili përqendrohet në krijimin e imazheve që pasqyrojnë pamje më gjithëpërfshirëse të bukurisë dhe nxjerrin në pah histori nga komunitetet e ndryshme.
Një burim pranë Sussexes ka pohuar për ‘BAZAAR.com’ se çifti ishte përfshirë personalisht në zgjedhjen e tematikës së fotos duke ardhur kështu ndryshe nga çdo herë tjetër. l.k/abcnews.al