Ndreu: Tirana ka lojtarë nga 700 kombe, s’ka kush respekton “fair-play”

schedule18:20 - 8 Maj, 2021

schedule 18:20 - 8 Maj, 2021

Tirana fitoi 1-0 mes tensionit ndaj Kastriotit. Trajneri i ekipit krutan, Ramazan Ndreu foli për Supersport rreth ndeshjes së sotme. Mungesa e “fair-play” nga ana e bardhebluve e ka bërë të ndihet keq, moment që solli edhe golin e fitores për ekipin vendas.

“Duhej ndaluar loja. Ne kemi qenë shumë ‘fair-play’, i kam thirrur lojtarët të nxirrnin topin jashtë kur duhej ndaluar loja. Ra lojtari ynë në tokë, edhe gjyqtari duhet ta ndalonte lojën, padiskutim.

Ishte një lojë e luftuar, pikët janë detyrim në fund të kampionatit. Ne e kryem mirë detyrën, Tirana nuk kishte asnjë rast deri në atë moment. Ndoshta nuk janë nga Tirana këta lojtarë, pasi janë nga 700 kombe…

Nuk ka të bëjë nëse ishte faull apo jo, lojtari ra në tokë dhe duhej ndaluar loja. Ne s’kemi ardhur për luftë. Lojtari është më i rëndësishmi, ai është pa frymë, kështu që ndalohet loja. Kaq! Është pak e rëndësishme nëse është faull apo jo.

Ne pritëm që Tirana të ndalonte lojën, jo arbitri. Ne e kemi ndalur 100 herë lojën. Një moment tensioni ishte. Ju flisni nga studio, por këtu është tensioni shumë i madh. Shoh disa padrejtësi, ka momente që na shohin si skuadër e vogël dhe ndëshkohemi.

Futbolli është në tej të briskut, skuadra janë aty-aty. Normal që e tejkaluam pak. Këto tensione ndodhin në gjithë botën, edhe në vende të zhvilluara. Padiskutim që bëmë gabim, por nuk bëmë gjest për alarm. Protesta ishin.

Më vjen keq që Tirana, që është një ekip simbol, të mos respektojë ‘fair-play’. Atë që po të bëj, ma bëj edhe ti. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne morëm humbjen, s’ka problem, do të vazhdojmë kampionatit. I pranojmë edhe kritikat“, deklaroi Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!