Kastrioti vazhdon të jetë një nga skuadrat më në formë në Kategorinë Superiore, teksa sot arriti të fitojë në Korçë me shifrat 1-2. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu.
“Jemi skuadër e re dhe duam kohën tonë. Jam në përgjithësi i kënaqur. Sot kishim përballë një skuadër me moral të mirë dhe e kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë.
Kishim dy ndërrime të detyruar si dy qendërmbrojtës, që është pozicion shumë i vështirë. Nga minuta e parë deri në fund skuadra u vendos mirë qe e kujdesshme për të marrë rezultat pozitiv. Jam i kënaqur.
Korça vinte me dëshirë dhe isha i bindur se do vinte për fitore. Kisha besim te lojtarët që kanë nivel dhe eksperiencë si Plaku dhe arritëm objektivin tonë”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al