Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu optimist: Kukësi të motivon, besojmë te triumfi në Shkodër

schedule20:41 - 6 Shkurt, 2021

schedule 20:41 - 6 Shkurt, 2021

Kastrioti luan nesër kundër Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës prej orës 13:45. Para këtij dueli, për mediat ka folur trajneri Ramazan Ndreu: “Ishte një fitore me vlera ajo ndaj Bylisit, rival për t’iu larguar fundit. Na vlejnë shumë tre pikët. Lufta vazhdon me Kukësin. Është një skuadër e fortë, me vlera, që përforcohet. Luajmë në Shkodër, ku paraqitemi mirë.

Më ngrohin rikthimet dhe kjo më jep kurajo se lojtarët do të bëjnë maksimumin. Kukësi të motivon si skuadër. Kam besim se do dalim me rezultat pozitiv. Të tria rezultatet janë në lojë. Edhe barazimi vlen për ne. Jemi skuadër që luftojmë shumë dhe kam besim se do jemi fitimtar në atë ndeshje.

Duhet të vazhdojmë luftën. 9 pikë janë shumë, por ndonjë hap fals do na rëndonte psikologjikisht. Kështu do vazhdojmë ët kërkojmë maksimumin deri në realizimin e objektivit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!