Pa gola përfundoi ndeshja Kastrioti-Laçi. Trajneri i ekipit krutan, Ramazan Ndreu foli për Supersport rreth duelit ndaj bardhezinjve kurbinas, duke u shprehur i kënaqur me pikën e marrë.
“Nëse do të kishim zhvilluar të gjithë ndeshjet me shumë kujdes si sot, do të kishim më shumë pikë. Ia thashë lojtarëve që do të kemi përballë një skuadër të mirë. Në 45 minutat e para ishim perfekte, e dominuam lojën.
Në pjesën e dytë, Laçi ndryshoi diçka, pasi donte fitoren për objektivat e saj. I thashë edhe lojtarëve që jemi të kënaqur edhe me një pikë, i zbatuam mirë detyrat.
Nuk është se nuk kemi krijuar raste, problemi është që ne na prish punë sulmuesi. Devid është golashënues, kemi besim të gjithë tek ai, unë dhe skuadra. Besoj se mund të luajë një pjesë loje javën e ardhshme“, deklaroi trajneri i Kastriotit. /abcnews.al