Kastrioti humbi 0-3 ndaj Partizanit, një disfatë që e ka mërzitur Ramazan Ndreu. Trajneri i ekipit krutan analizoi takimin përballë “Demave” të Ilir Dajës në prononcimin e dhënë për Supersport.
“Ishte një lojë me dy tablo. Në pjesën e parë ishim korrekt në mbrojtje dhe nuk i lamë hapësira Partizanit. Në pjesën e dytë na ra forca e sulmit me daljen e Da Silvës, një lojtar shumë i mirë. I lëshuam terren kundërshtarëve dhe morëm kolpo psikologjike.
Nuk arritëm të përmirësohemi. Në minutat e fundit ra edhe gjendja fizike e lojtarëve. Ndryshuam, por lojtarët që aktivizuam nuk i dhanë freski ekipit dhe prishën gjithë lojën.
Në përgjithësi nuk marrim gola. Është një problem, një skuadër që ka në gjirin e vet me shumë se 50% djem të ri, nuk arrin të ketë stabilitetin e duhur. Marrin çoroditje kur marrin gol.
Mund të pësosh gol, por duhet të përmirësohesh. Jemi të brishtë. Partizani mund ta rrihte, por jemi të pakënaqur me humbjen me tre gola”, përfundoi trajneri i ekipit krutan. /abcnews.al