Ndreu: Laçi skuadër e fortë, por Kastrioti nuk shkon i dorëzuar

schedule18:59 - 19 Shkurt, 2021

schedule 18:59 - 19 Shkurt, 2021

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, para ndeshjes me Laçin ka folur për mediat. Ai vlerëson kundërshtarin dhe nga ana tjetër thekson se skuadra e tij do të japë më të mirën në këtë transfertë të vështirë. Ai flet edhe për gjendjen e skuadrës, ndërkohë që për këtë javë mungojnë Ajazi e Okebugwu.

KUNDËRSHTARI – “Laçi është një skuadër shumë e fortë, që vjen pas disa rezultatesh pozitive. Një kundërshtar që këtë sezon ka si synim shpalljen kampion. Gjithsesi shkojmë në Laç për të paraqitur më të mirën tonë. Kjo ndeshje do ketë vlerësim maksimal dhe shkojmë për të marrë rezultat pozitiv”.

PËRBALLJET E MËPARSHME – “Jemi përballur dhe dy herë të tjera me Laçin dhe futbolli ka edhe fat. Ndoshta ndeshjen e parë dhe mund ta humbnim, pasi barazuam me një gol të Plakut në fund. Kurse në ndeshjen e dytë luajtëm më mirë. Ishte një ndeshje shumë e fortë. Dhamë maksimumin, por dhe Laçi luajti shumë mirë. Mund të fitonin edhe ata, por ne ia dolëm”.

GJENDJA E SKUADRËS –  “Dëmtimet në skuadër kanë qenë problem për ne, pasi janë fusha të dëmtuara dhe kanë ngarkesë të lartë. Neve na penalizon pak edhe fusha e stërvitjes, pasi stërvitemi në tapet plastik dhe ndeshjet i bëjmë në fusha me bar natyral. Ky është një problem më vete”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!