Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndregjoni: PS luan ping-pong me dosjet, duhet të dënohet veprimtaria e sigurimit të shtetit

schedule15:15 - 26 Shtator, 2022

schedule 15:15 - 26 Shtator, 2022

Sesioni parlamentit i këtij shtatori nisi me zhurmën e madhe të hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit dhe largimit të tyre nga politika. Por ata të cilët janë prekur, duke u bugosur për shumë vite me radhë, mendojnë se në fakt politika po luan një ping-pong dhe nuk ka interes për ta trajtuar cështjen sic duhet.

Besim Ndregjoni, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, e ndau këtë mendim, duke sfiduar dhe maxhorancën që e ka ndërmarrë nismën.



“Nuk kemi asnje kunderhsim ne hapjen e dosjeve. Po nuk mund te behet ligj dekomunistizimi po nuk denove krimin. Neni 1 per hapjen e dosjeve duhet te jeee denojme veprimtarine kriminale te sihurimit te shtetit. Dhe mazhoranca do largohet. Sa t’ia kerkoni kete nen. Sepse maxhoranca do te perdore ping-pongun e sigurimit te shtetit.”

E veja e poetit të vrarë Havzi Nela, Lavdije Nela foli me tone të ashpra ndaj politikës në drejtim të krimeve që ndodhën në komunizëm.

“Veprat e sigurimit jane vepra kriminale qe duheshin denuar qe ne ’90 si genocid ndaj shqiptareve.”

Në tryezën e të përndjekurve të sistemit me temë “Të ruajmë Kujtesën” ishin disa deputetët demokratë, mbështetës të Sali Berishës. Edmond Spaho bëri me dije se edhe grupi i Berishës, do të depozitojë një nismë që ka të bëjë me komunizimin

“Ne do te ridepozitojmë gjatë këtyre diteve varianin qe kemi çuar në 2015, per dekoministizim dhe lustracion”

Deputetët demokratë u shprehën mbështetje ish-të përndjekurve, në çdo nismë të tyre parlamentare, siç është shpallja e një dite kombëtare  të Kujtetës, për 6 mijë njerëzve të zhdukur nga komunizmi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!