Edison Ndreca i shënoi një gol të rëndë ish-skuadrës së tij dhe vulosi fitoren 2-0 të Bylisit në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë. 25-vjeçari foli rreth ndeshjes, objektivave të skuadrës dhe gabimeve arbitrare në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport
FITORJA – “Një fitore e madhe, por asnjë gjë nuk ka mbaruar. Kemi dhe një ndeshje kthimi. Ne do bëjmë maksimumin. Bylis ka forcën e grupit, do të vazhdojmë të besojmë te forca e skuadrës tonë”.
OBJEKTIVI – “Shpresoj që të kapim Europën, qoftë nga Kupa, qoftë nga kampionati. Rëndësi ka ta arrijmë objektivin. Jemi sulmuar në ndeshjet e fundit nga arbitrat, nuk e di me dashje apo pa dashje. Kjo ka ndikuar në nervozizmin e skuadrës. Gjithsesi ne do të bëjmë maksimumin”. /abcnews.al