Ndotja në Kune, asnjë pushues në plazh

schedule15:50 - 10 Qershor, 2019

schedule 15:50 - 10 Qershor, 2019

Ndotja në Kune të Shëngjinit u ka kushtuar shumë bizneseve dhe gjithë zonës. Aktualisht aty nuk ka pushues, ndërsa ende nuk janë marrë masa për pastrimin.

Mund të jetë nga plazhet e vetme ku s’ka shkelur ende një pushues. Bëhet fjalë për Kunen në Shëngjin. Aroma e rëndë e algave që erdhën këtu disa ditë më parë nga ujërat e Lagunës vazhdon. Kurse në rërë ka mbetje të ndryshme që ka sjellë deti.

Asnjë biznes privat i zonës nuk është hapur. Ata presin ndryshimin e situatës. Problematika përshkon thuajse të gjithë bregdetin e Kunës, rreth 2 km vijë bregdetare.

Autoritetet e Bashkisë thonë se për Kunen duhet të interesohen të gjitha instiutcionet.

Kune ashtu si në sezonin e kaluar u ndot disa ditë më parë. Dyshimet janë se kjo ndodh nga hidrovoret. Ata derdhin në lagune ujërat e grumbulluara prej tyre. Ministria e Turizmit është angazhuar për parandalimin, por vendorët thonë se Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë masat e duhura për shmangien e kësaj ngjarje.

Gazetar i ABC News, Lezhë:  Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!