Një sasi e madhe nafte është derdhur në bregdetin e Shëngjinit duke i sjellë ndotje të madhe ujit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dijes e njollat e naftës duken qartë në ujë, duke shkaktuar erë të rëndë dhe ndotje të madhe në vijën bregdetare të Shëngjinit.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në media ka reaguar drejtori Rajonal i Mjedisit, Bardhok Frroku, i cili është shprehur se shkak për këtë mund të jetë bërë ndonjë anije.
“Ne sapo jemi vënë në dijeni për incidentin kemi ardhur menjëherë këtu dhe një incident i tillë nuk do të ndodhë më. Kontaktet e deri më tani tregojnë se shkak për këtë mund të jetë bërë ndonjë anije që ka kaluar këtu. Do të vijojmë punën për të vënë para përgjegjësisë fajtorët”, ka thënë ai. /abcnews.al