Ndotja e ajrit nga automjetet, mjekët: Shëndeti i qytetarëve i rrezikuar

schedule20:32 - 1 Mars, 2019

schedule 20:32 - 1 Mars, 2019

Një nga shkaqet e ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe veçanërisht në Tiranë janë shkarkimet nga automjetet. Sipas mjekëve makinat e vjetra dhe cilësia e karburanteve shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e qytetarëve.

Përveç trafikut të rënduar që ndeshim në jetën e përditshme, një problem tjetër mjaft shqetësues është ndotja e ajrit që shkaktohet nga automjetet. Specialistët nënvizojnë se shëndeti i shqiptarëve është i kërcënuar  jo vetëm nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga automjetet.

Edhe sipas mjekëve specialistë ndotja që gjendet në ajër nga shkarkimet e automjeteve është mjaft alarmante dhe prek në mënyrë direkte rrugët respiratore të njeriut

Mjekët thonë se kategoria e cila është me e ekspozuar ndaj efekteve negative që sjell ndotja e ajrit janë ata alergjikë apo me probleme kronike

Sipas ekspertëve ndotja që vjen nga shkarkimet e automjeteve ka si arsye karburantin jo cilësor, mungesën e kontrollit teknik jo periodik, si dhe vjetërsia e automjeteve që janë në qarkullim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!