Ndotja akustike nga trafiku dhe boritë e automjeteve, shqetësuese

schedule14:16 - 24 Tetor, 2018

schedule 14:16 - 24 Tetor, 2018

Ndotja akustike nga trafiku dhe boritë e automjeteve është një ndër problemet më shqetësuese për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët kërkojnë që shteti të marrë masa për zgjidhjen e problemit. Edhe mjekët specialistë konfirmojnë se ndotja akustike është mbi normat e lejuara në krahasim me ato të standardeve të Bashkimit Europian.

Kjo është melodia qe shoqëron banoret e kryeqytetit gjatë përditshmërisë së tyre. Ndotja akustike nga trafiku dhe boritë e automjeteve janë mjaft shqetësuese dhe shpesh sjellin dëme shëndetësore mjaft serioze, për ata qe jetojnë e punojnë në Tiranë. Situata është bërë shqetësuese për qytetarët që kërkojnë marrjen e masave nga shteti.

“Jashtëzakonisht shqetësues, ndotja më e keqe ndota akustike, edhe natën. Tu bien borive kur ëhstë për të rënë që mos krijojnë shqetësime”- thonë qytetarët

Edhe specialistët vlerësojnë se ndotja akustike në kryeqytet shkon përtej normave të lejuara, duke sjellë dëme shëndetësore, herë- herë edhe të parikuperueshme.

Klodiana Zaharia, mjeke ORL: Sipas matjeve të fundit të ISHP, është përllogaritur që zhurma e matur në qendër të Tiranës është 60-80 decibel. Për një përson që e ka të përditshme këtë kjo konsiderohet në traumë.

Mjekja Zaharia evidenton si problem shqetësues edhe përdorimin e kufjeve nga të rinjtë, të cilët dëgjojnë muzikë me volum të lartë, çka u sjell dëmtime në dëgjim.

Klodiana Zaharia, mjeke ORL: Ngritja  e volumit mbi një shkallë të caktuar dhe përdorimi në një kohë të gjatë sjell probleme me dëgjimin.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik ndotja akustike urbane në kryeqytet arrin në vlerën 70 decibel ditën dhe 57 decibel natën, pra rreth 20 decibel më e lartë nga normat e lejuara nga Bashkimi Europian për ndotjen akustike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!