Ndoti ujërat e kanalit kullues/Lushnje, procedohet pronari i fabrikës së peshkut

schedule14:09 - 5 Korrik, 2025

schedule 14:09 - 5 Korrik, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç, pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!