Tre administratorë restorantesh janë vënë nën hetim për ndotje të mjedisit. Pas një kontrolli të ushtruar në zonën e Qafës së Llogarasë, policia ka konstatuar se këta tre persona hidhnin mbeturinat nga aktivitetet në restorantet që administronin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë.