Ndoqën aksionin te “Kodra” e drogës/ Flasin prokurorët e çështjes: Sinjal i fortë për të gjithë

schedule14:59 - 16 Nëntor, 2024

schedule 14:59 - 16 Nëntor, 2024

Pas aksionit te “Kodra” e drogës, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës, kanë folur dy prokurorët që kanë ndjekur çështjen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!