Të dyja janë të mira në muzikë dhe të dyja janë konkurrente në Festivalin e Këngës. Kamela Islamaj dhe Enxhi Nasufi konkurrojnë këtë vit me këngët “Kujtimet s’kanë formë” dhe “Njesoj” ne Festivalin 59. Ato ishin të ftuarat e Ermalit sot në ‘ABC e pasdites’ ku folën për pritshmëritë e tyre.
“Dua apo s’dua të jem në Eurovizion?”, ishte pyetja që Ermali i drejtoi të dyjave gjatë lojës “DUA apo S’DUA”.
Enxhi Nasufi: “Normal që dua! Është me qen hipokrit”.
Kamala Islamaj: “Dua! S’duket?”.
Vajzat shoqeruan batutat e tyre duke qeshur teksa shtuan se presin ta shijojnë garën.

Kamela dhe Enxhi treguan disa detaje nga performancat në Festivalin e 59-të. Kamela Islamaj tha se natën e parë do të performoj vetëm, ndërsa në natën e dytë do ketë surpriza, por nuk dha detaje të tjera më shumë.
E kundërta ndodh Enxhi Nasufin, e cila në natën e parë do jetë me balerinë, ndërsa në natën e dyte do të jetë vetëm.
Mes vajzave u krijuan momente shume gazmore gjatë lojës me fjalë të urta, çka i pozicionoi ato edhe ne çaste të sikletshme.

