Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndoj te Greqia, babai: Jemi mes dy zjarreve, nuk e kisha menduar këtë!

schedule14:07 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:07 - 25 Shtator, 2019

Andreas Ndoj është ftuar nga Greqia U17 për dy ndeshjet miqësore që helenët kanë programuar kundër Qipros në tetor. 17-vjeçari, i cili luan si mesfushor me Olympiacos, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi.

I ati i tij, Nesti, flet për zgjedhjen e të birit dhe sqaron se dëshira është që të luajë me Shqipërinë. Për Sportekspres.com ai ka deklaruar: “Akoma nuk është një vendim përfundimtar. Mund të ndodhë që të luajë 2-3 ndeshje për Greqinë, por deri te U21 i tyre.

Atëherë duhet të vendosë dorën ne zemër. Sigurisht që ne dëshirojmë më tepër që t’i bashkohet Shqipërisë, por në këtë moment nuk mund të ndërhyjmë dot dhe gjendemi në një situatë të vështirë.

Edhe këtë nuk e kisha menduar ndonjëherë. Jemi mes dy zjarreve dhe besoj se është ende herët për të thënë se kë do të përfaqësojmë”, ka deklaruar i ati i mesfushorit Andreas Ndoj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!