VIDEO | Greqia na merr një shkodran, i ka shënuar edhe Barcelonës

schedule19:35 - 24 Shtator, 2019

schedule 19:35 - 24 Shtator, 2019

Greqia U17 ka publikuar listën për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë me Qipron në muajin tetor. Grekët do të testojnë veten para sfidave kualifikuese, që luhen në nëntor. Në listën e publikuar bie në sy edhe emri i një futbollisti shqiptar.

Bëhet fjalë për të riun Andreas Ndoj, i cili është pjesë e Olympiacos U17 në vendin fqinj. Mesfushori e ka pranuar ofertën e Greqisë dhe kështu lë Shqipërinë, sigurisht me dyert e hapura pasi rregullorja ia lejon të ndryshojë kombëtare sa nuk ka debutuar me kombëtaren A të Greqisë.

Ndoj, me origjinë nga Shkodra, është ftuar për herë të parë nga Greqia. Ai u bë i njohur para disa kohësh për një gol të shënuar ndaj Barcelonës me fanellën e Olympiacos dhe është një lojtar i spikatur në ekipin grek. Në mars ai luajti me Shqipërinë U16 në një miqësore kundër Maltës. /abcnews.al

https://www.facebook.com/albania.teamm/videos/421507588455402/