Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ndodhi në më pak se 48 orë”, Jorginho zbulon pse “braktisi” Chelsea për Arsenalin

schedule17:48 - 21 Shkurt, 2023

schedule 17:48 - 21 Shkurt, 2023

Jorginho ka folur për arsyet e transferimit nga Chelsea te Arsenali.

“Pa dyshim, Arteta është një nga arsyet. Më thirri dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt, e mbyllëm marrëveshjen në më pak se 48 orë. Fola me Chelsea dhe kuptova se nuk isha më pjesë e planeve të tyre, shkruan abcnews.al.

Doja të përparoja dhe projekti i Arsenalit është i përshtatshëm për këtë. Ky është një ekip i ri që luan futboll të mirë dhe i përshtatet karakteristikave të mia.



I shqyrtova të gjitha opsionet dhe mora një vendim. Ndonjëherë duhet të pajtohesh me faktin se po largohesh nga projekti dhe se çdo gjë do të marrë fund dikur”, tha mesfushori i Arsenalit në një intervistë për DAZN. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!