Ndodhi ajo që i druheshin të gjithë: Frikë në 12 mijë metra

schedule15:44 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:44 - 4 Dhjetor, 2020

Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve ka publikuar një imazhin e një objekti të paidentifikuar të kapur nga një pilot i forcave ajorore në qiell të pastër mbi oqean. Objekti në formë trekëndëshi, kapur nga avioni ushtarak që fluturonte 12 mijë metra lartësi zhduket nga qielli me një shpejtësi të pabesueshme.

Piloti tha se kishte dritë në cepat e objektit trekëndësh. Një tjetër ngjarje e pazakontë e kapur nga grupi punues i njësisë që Pentagoni krijoi për të hetuar UFO-t u kap në 2019. Mediat amerikane dhe britanike shkruajnë se Pentagoni nuk pranoi të bënte një koment zyrtar mbi dy incidentet.

 

Pentagoni ka publikuar dhe më parë tre video të xhiruara nga pilotët e marinës amerikane në prill të këtij viti, për të cilat dekalroi se pasqyrojnë “fenomene të pashpjegueshme të motit” dhe se janë ende të paidentifikuara. Publikimi i këtyre videove rrit spekulimet rreth ndërveprimit njerëzor me jashtëtokësorët. /abcnews.al

PUBLIKUAR ZYRTAR N AP PRILL