Ndodhet në arrest shtëpie, presidenti i Turbinës ka një premtim për tifozët

schedule18:21 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 18:21 - 24 Dhjetor, 2019

Presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka, u ndalua pak ditë më parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe ditën e djeshme, mori dënimin “arrest shtëpie”.

Gjoka ka dhënë një intervistë për PanoramaSport, aty ku ka konfirmuar trajnerin Gentian Stojku në krye të pankinës, premtoi merkato cilësore dhe garantoi tifozët se do të vazhdojë të investojë te klubi cërrikas.

“Më vjen keq që nuk morëm rezultat pozitiv në Fier ndaj Apolonisë. Do të vazhdoj të kontribuoj për Turbinën dhe pasi të lirohem nga arresti i shtëpisë, do të jem pranë skuadrës.

Do të financoj pa u kursyer aspak, për të arritur objektivin e mbijetesës në Kategorinë e Parë. Do të formojmë një ekip më të fortë në 2020-ën, duke bërë merkato sa më cilësore. Për sa i përket trajnerit Gentian Stojku, ai do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!