Një infermiere britanike e cila ndodhej në koma për 28 ditë për shkak të koronavirusit, u zgjua pas marrjes së Viagra si pjesë e një kombinimi terapeutik eksperimental. 37-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e cila vuan nga astma u shtrua në spital më 9 nëntor, pak ditë pasi rezultoi pozitive me koronavirus. Ajo u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv një javë më vonë, përpara se të futej në koma me 16 nëntor.
Por pas marrjes së viagrës, ndodhi mrekullia gjendja e saj u përmirësua dhe 37 vjeçarja u zgjua me 14 dhjetor. Kur ajo u zgjua, mjekët në Spitalin e Qarkut Lincoln zbuluan se ajo në fakt kishte marrë një sasi të madhe dozë viagra si pjesë e një regjimi eksperimental të trajtimit.
Gruaja doli nga koma më 14 dhjetor. Gjithashtu po zhvillohen teste për të kuptuar nëse Viagra mund të përdoret për të rritur nivelet e oksigjenit, pasi zgjeron enët e gjakut dhe hap rrugët e frymëmarrjes.
Aktualisht, ilaçi mund t’u jepet pacientëve me koronavirus në MB nëse ata kanë rënë dakord të marrin pjesë në një studim mbi ilaçet eksperimentale.
/abcnews.al