Ndodhej në kërkim prej muajsh, ndalohet nga policia menaxheri i Taynës

schedule19:21 - 4 Tetor, 2021

schedule 19:21 - 4 Tetor, 2021

Rinor Hykolli, i njohur si menaxheri i reperes Tayna është ndaluar nga policia pasi ndodhej në kërkim që prej muajit Korrik. Gazeta Express raporton se Hykolli bashkë me një tjetër person janë përfshirë në një konflikt me shtetasin L.B., të cilit i ka thyer hundën. Ngjarja ndodhi në një klub në Gjilan më 22 Korrik.

Pasi policia e shpalli në kërkim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, gazeta Express kontaktoi me të, por mohoi të ishte përfshirë në konflikt. Sipas tij, ai ishte shoqëruar në polici atë natë dhe pas marrjes në pyetje ishte liruar. Ai tha se ndodhej me pushime dhe se kur të kthehej do të paraqitej në polici.

“I dyshuari R.H., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, njofton Prokuroria. /abcnews.al