Kamerat në Kongresin e Partisë Socialiste kanë fiksuar sot një moment që ndodh shumë rrallë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Kreu i Kuvendit, është kapur duke qeshur.
Duket se batutave të kryeministrit Rama në nisje së fjalës së tij për gruan Linda Ramën nuk u ka “rezituar” kryeparlamentari.
Ruçi komentohet shpesh në rrjetet sociale për seriozitetin e tij. Por këto momente e tregojnë ndryshe kreun e Kuvendit.