Ndodh në Kretë, 4-vjeçarja konsumon alkool, përfundon në spital

schedule10:02 - 13 Maj, 2022

schedule 10:02 - 13 Maj, 2022

Një 4-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në Heraklio të ishullit grek në Kretë.

Sipas medieve lokale nuk janë zbardhur ende rrethanat në të cilat fëmija ka konsumuar alkoolin.

Lexo edhe:Zbulohen tre raste të hepatit akut te fëmijët në Greqi

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vogëlushja është transportuar në Qendrën Shëndetësore Miron.

Lexo edhe: E rëndë në Greqi, mjeku ligjor konfirmon se babai ka përdhunuar të bijën 12-vjeçare, tenton të vetëvritet

Më vonë ajo u transportua në Spitalin Venizelio të Heraklionit për trajtim mjekësor specializuar./abcnews.al/