Ndodh në Francë, tifozët e Angers tentojnë të shpërqëndrojnë kundërshtarin duke ulur mbathjet

schedule12:50 - 17 Prill, 2023

schedule 12:50 - 17 Prill, 2023

Ditën e djeshme, Clermont fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Angers, ku madje fituesit e mbyllën sfidën edhe me 9 lojtarë.

Ndeshja ishte në barazimin 1-1 dhe në minutën e 39-të, Clermont fiton një 11-metërsh. Muhammed Cham ishte përpara topit duke u përgatitur për goditjen e tij, por një moment në fakt tepër qesharak është kapur nga kamerat, në tribunën pas porte ku ndodheshin tifozët e Angers.

Tifozët në fjalë, në përpjekje për të shpërqëndruar kundërshtarin që do të ekzekutonte penalltinë, janë rreshtuar me së bashku dhe kanë ulur pantallonat dhe mbathjet duke u përpjekur për të hutuar ekzekutuesin e 11 metërshit.

Në fakt, përpjekja e tyre rezultoi e padobishme pasi Cham e dërgoi topin në rrjetë dhe shënoi golin e fitores.

Angers në fakt ndodhet në vendin e fundit të tabelës dhe është pranë rënies nga kategoria dhe kështu tifozët e tyre të dëshpëruar përdorin çdo mënyrë për t’i dhënë një dorë skuadrës së tyre./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!