Mrekullia ka ndodhur në Lima të Perusë. Një foshnje që lindi parakohe dhe me Covid-19 është shëruar.
Pas një muaji të kaluar në inkubator, Jorge arriti të peshonte 930 gram, u shërua nga koronavirusi dhe u bashkua për pak kohë me nënën e tij 27 vjeçare, Lissy Yaya Marquez.
Lissy ka arriti të shohë foshnjën e saj pas 30 ditësh. “Ka qenë një muaj shumë i vështirë dhe i komplikuar, por ne do ta fitojmë këtë betejë,” tha nëna e lehtësuar ndërsa shikonte fëmijën e saj në një inkubator.
Jorge, është fëmija më i vogël i lindur parakohe me COVID-19 që spitali kishte hasur deri më tani, tha mjeku Marilu Pachus.
Si rezultat i pre-eklampsisë së rëndë dhe sindromës Hellp, shtatzënia duhej të ndërpritej në javën e 23-të.
Dhe pas një ndërhyrje të ndërlikuar cezariane, Jorge i vogël lindi vetëm 542 gram.
Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, erdhi në jetë në 15 qershor, pa bërë as gjashtë muaj të plotë në barkun e të ëmës. Nëna e tij muajin e fundit e kaloi në izolim. Ndërsa, foshnja është që është shëruar edhe nga COVID-19 tani mund të vizitohet nga prindërit. /abcnews.al

