Ndodh fenomeni i rrallë natyror në Shëngjin, deti tërhiqet disa metra

schedule11:01 - 21 Mars, 2022

schedule 11:01 - 21 Mars, 2022

Një fenomen natyror i ndodhur si kurrë më parë ka ndodhur me detin në plazhin e Shëngjinit.  Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, shihet se si deti është tërhequr me disa metra.

Fenomeni i tillë ndodh si pasojë e ndikimit te tërheqjes së Hënës, niveli i ujit në oqeanet pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe ose më e vogël se njëzet e katër orë.

Gjatë kësaj periudhe niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet. Me një fjalë, fenomeni i baticave e i zbaticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç Hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmit dhe në radhë të parë lëvizja e Tokës rreth diellit, ndikim  të madh ka në Pranverë. /abcnews.al/