“Ndjeva keqardhje”, Spiropali për grushtin ndaj Berishës: Nuk do doja të shikoja përgjakjen në fytyrën tuaj, jam kundër dhunës

schedule18:23 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 18:23 - 12 Dhjetor, 2022

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Foltorja e Kuvendit deklaroi se është kundër dhunës dhe e ka dënuar aktin ndaj Sali Berishës më 6 dhjetor. Gerti Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha, teksa ky i fundit po marshonte në Bulevard së bashku me mbështetësit e opozitës.

Spiropali: Ndjeva keqardhje për ju Berisha. nuk do të doja ta shikoja atë skenë në Bulevardin e Tiranës. Nuk do të doja të shikoja përgjakjen e fytyrës tuaj në ditën më të rëndësishme për Shqipërinë, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, por as në ditët e tjera të vitit. Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe çdokujt. E di që kanë përmendur të kaluarën tuaj, si për të thënë e të kujtuar që je politikani që më shumë se kushdo ka frymëzuar dhunë në jetën politike në Shqipëri. E dëshmuat edhe sot në këtë Foltore. Kanë përmendur fatrin që e keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet tuaja. Forca ime politike, dhe unë jemi kundër dhunës. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes grushtit që godet kundërshtarin apo mes grushtave dhe plumbave që godasin mbështetësit tanë.  Vota është ndëshkuesi në politikë, jo dhuna.

Teksa më 6 dhjetor në Tiranë zhvillohej samiti historik BE-Ballkani Perëndimor, opozita po protestonte në Bulevard. Gert Shehu, tashmë i arrestuar, arriti të kalonte përmes turmës dhe të godiste me grusht ish-kryeministrin Berisha./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!