“Ndjesia nuk ka moral”, poetet e njohura në “Provokacija”: Duhet kthyer shija estetike e lexuesit

schedule22:33 - 14 Shkurt, 2020

schedule 22:33 - 14 Shkurt, 2020

Të ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, në ditën e “Shën Valentinit”, poetja Mimoza Ahmeti dhe poetja Rita Petro folën për civilizim dhe dashurinë për të panjohurën. Të ndalur te libri i poetës Mimoza Ahmeti, “Tregime të Civilizimit”, gjatë bisedës në studio u shprehën se libri është një raport ndryshe nga skematizmi i jetës që është duke na mbytur ditët e sotme.

“Nga pikëpamja e përmbajtjes, libri është e gjithë lënda ime ndërsa nga pikëpamja e materializimit është e gjitha meritë e Rita Petros. Kisha vetëm një grusht tregimesh të shkruajtura në kushte hakerimi. Është një resurs për të cilin fillova t’ja ndjeja mungesën. Ishte pjesa tjetër e diferencës time”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa poetja Rita Petro theksoi se tek lexuesi duhet të rikthehet shija estetike.

“Kisha shumë dëshirë që emri i Mozës të ishte në shtëpinë botuese. Gjithçka ishte shumë bashkëkohore. Mënyra se e koncepton civilizimin, takimin me kultura apo njerëz të ndryshëm, të lë pezull. Ne mendojmë që ka fjala ka peshë nëse ka imazhin e bukur dhe njdenjën estetike, gjë cila ka filluar të mungojë. Ne themi kemi bërë roman, por bëjmë kronika. Dyhet kthyer, të rritet shija estetike e lexuesit për të lexuar diçka që ka nëntekst”, tha Petro.

Më tej poetja Mimoza Ahmeti e konsideroi një dhuratë nga ana e Rita Petros.

Ndërkohë poetja Rita Petro thotë se libri është një raport ndryshe nga skematizmi i jetës i cili është duke na mbytur.

Duke u ndalur te një nga tregimet “Infiniti”, Mimoza Ahmeti zgjodhi të ndajë në studio elementë të veçantë. Ajo thotë se ky tregim për të vlen sa një libër edhe pse nuk është i përfshirë. “Jepen elementë të marrëdhënies për civilizimin. Libri është diskutim i vlerës është dashuria për të panjohurin. I panjohuri është një resurs, një burim i ri. E kam konsideruar të panjohurin masën e lirisë”, u shpreh ajo.

Pavarësisht stilit të ndryshëm, poetet tregojnë se kanë gjetur pikat e përbashkëta.

Efektet e moralit mbi trupin ndonjëherë janë shkatërruese”, u shpreh Ahmeti.

Ndërkohë poetja Rita Petro tha, se për aq kohë sa ka një proces fizik, kur biem në dashuri preket i gjithë trupi . “Ndjesia nuk është as morale, as imorale ,as e keqe dhe as e mirë, është diçka që lind. Në jetë, e fusim ndjesinë në kallëpet e moralit, por ndjesia nuk ka moral. Nuk egziston dashuria shpirtërore pa atë fizike. Nuk dua as lule asgjë, sot dua të më falësh e dashura ime, seks të bukur. Në momentin që kjo mungon çifti kalon në dramë”, tha më tej Petro./abcnews.al