“Ndjesë që emri im u vu krah tëndit”, mesazh prekës për Maradonën

schedule09:17 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:17 - 26 Nëntor, 2020

Dries Mertens është pikëlluar nga vdekja e Maradonës. Belgu, i cili është shënuesi më i mirë në historinë e Napolit, nuk ndihet fort mirë për arritjen e tij kur mendon ato që ka bërë legjenda argjentinase me fanellën e klubit italian.

Mertens i ka shprehur ndenjat e tij përmes një postimi në rrjetet sociale: “Kur shtatë vite më parë më ofruan të nënshkruaj për Napolin, mendimet e mia menjëherë shkuan në magjinë që pashë të bësh me fanellën blu…

 

Nëse vitet e fundit emri im është vendosur pranë jush, unë kërkoj falje, sepse unë kurrë nuk do të jem në gjendje të jem në lartësinë tuaj. Ajo që ke bërë për qytetin tonë do të mbetet përgjithmonë në histori.

Nga nesër veshja e fanellës blu do të jetë një përgjegjësi më e madhe. Lamtumirë idhull, ishte një krenari që ju takova”, shkruan Mertens, sulmuesi i Napolit që parakaloi Maradonën dhe më pas edhe Hamsik për numrin e golave të shënuar. /abcnews.al