Ndjesa e trajnerit, Kovac: Gabova me Muller, kemi sqaruar gjithçka

schedule17:11 - 17 Tetor, 2019

schedule 17:11 - 17 Tetor, 2019

Thomas Muller do të ketë shanset e tij për t’u aktivizuar kur të kemi mungesa“, u shpreh Niko Kovac përpara ndeshjeve të kombëtareve. Kjo deklaratë e ka befasuar sulmuesin dhe tifozët e Bayern Munchen.

30-vjeçari ka humbur postin e titullarit dhe nuk e përjashton një largim nga klubi i zemrës. Rummenigge ishte i pari që tentoi të qetësonte situatën, duke mohuar largimin e Muller. Tani ka ardhur edhe ndjesa e trajnerit të ekipit bavarez.

Ishte një gabim i imi. Nuk arrita të shpjegohem mirë. Thomas është futur si zëvendësues në ndeshjet e fundit dhe kjo tregon se nuk kam qëllime të këqija kundrejt tij. Bisedova me lojtarin një ditë pas deklaratës dhe sqaruam gjithçka. Gabova me atë deklaratë, por lojtari më mirëkuptoi“, përfundon trajneri kroat i Bayern Munchen. /abcnews.al