Ndjesa e Djokovic: Gabuam, ishte herët për turne! Babai i tij akuzon Dimitrov

schedule17:38 - 24 Qershor, 2020

schedule 17:38 - 24 Qershor, 2020

Novak Djokovic nuk e mori seriozisht koronavirusin, organizoi turneun “Adria Tour” në Kroaci gjatë kësaj kohe dhe është shprehur publikisht kundër vaksinës. Kampioni i tenisit, u prek vetë nga COVID-19, së bashku me gruan e tij. Të dy janë izoluar dhe kanë nisur karantinën, ndërsa fëmijët e çiftit serb kanë rezultuar negativë.

Përveç tyre, janë prekur nga virusi i frikshëm edhe tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki. “Nole” ka kërkuar falje për organizmin e turneut në kohën e pandemisë ndaj pandemisë, teksa babai i tij ka lëshuar akuza ndaj Grigor Dimitrov, një prej pjesëmarrësve.

Tenisti bullgar është infektuar nga koronavirusi dhe Srdjan Djokovic mendon se djali i tij e ka marrë virusin pikërisht nga Dimitrov. “Dimitrov i ka shkaktuar dëme të mëdha familjes tonë. Ai mbërriti i infektuar dhe nuk kreu asnjë test në momentin që zbarkoi në Serbi“, thekson Srdjan për Kurir. Rreth situatës ka reaguar edhe vetë Novak Djokovic.

Kërkoj sinqerisht falje për dëmet që shkaktoi turneu ynë. Unë dhe organizatorët, kemi punuar prej një muaji me zemër dhe me qëllime të sinqerta. Besuam se turneu plotësonte të gjitha kërkesat shëndetësore dhe se rajoni ynë gjendej në një situatë të mirë. Gabuam, ishte shumë herët për të organizuar një turne të tillë“, deklaron 33-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!