Një emigrant ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi u kap duke transportuar me kamion 10 emigrantë ilegalë në Greqi.
Autoritetet greke njoftojnë se emigranti refuzoi t’i ndalonte patrullës së policisë. Përkundrazi ai rriti shpejtësinë e mjetit.
Për pasojë nga nxitim e sipër kamioni me emigrantët është përplasur në barrierat mbrojtëse të rrugës në autostradën Egnatia dhe është përmbysur.
Pas aksidentit emigranti që trafikonte refugjatët ilegalë ka tentuar të largohet në këmbë, por pa sukses.
Policia arrit ta neutralizojë atë. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar pesë pasagjerë të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinisë për ndihmën e parë./abcnews.al/