I ka ngjarë një skene “Far West” ndjekja e grabitësve shqiptarë ditën e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se katër ditë më parë ata kishin vjedhur një makinë ndërkohë që sot tentuan të grabisin një dyqan nën kërcënimin e armës.
Ata sulmuan oficerët e policisë për të shmangur arrestimin. Pas ndjekjes që zgjati për të paktën 20 minuta, grabitësit u vunë në pranga.
Njëri nga oficerët e policisë tregoi detaje në lidhje me ndjekjen: “Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, si rezultat i së cilës iu rrezikua jeta”, u shpreh ai.
Policia greke ka siguruar edhe pamjet e sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja ku njëri prej shqiptarëve i drejton armën shitëses dhe e kërcënon që t’i japë paratë./mv.abcnews.al