Ndjekje këmba-këmbës, si u zbulua baza e drogës së shqiptarëve dhe 50-çet e eurove

schedule14:28 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 14:28 - 20 Dhjetor, 2021

680 kg kanabis janë sekuestruar në Itali ndërsa dy shqiptarë dhe dy maqedonas kanë përfunduar pas hekurave. Operacioni është zhvilluar në Aleksandri.

Autoritetet italiane i kishin vendosur në monitorim katër të arrestuarit pas lëvizjeve të dyshimta duke arritur që të shkonin te vendi që kishin fshehur drogën në një kapanon. Në kamionin që ishte brenda kapanonit u gjet e fshehur nën pjesën e motorit ngarkesa me 600 kg kanabis.

Gjithashtu edhe në rimorkio. 80 kilogramë drogë të tjera u gjetën brenda njërës prej makinave me të cilat dy shqiptarët kishin shkuar në kapanon për transportimin e ngarkesës. Përveç drogës dhe armëve janë sekuestruar edhe rreth 3300 euro./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!