Ndjekësja turke e kritikoi për të birin, Almeda reagon e indinjuar: Fëmijës tim do t’i mësoj shqip

schedule21:13 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 21:13 - 13 Dhjetor, 2020

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan pak ditë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti i njohur zbuluan lajmin përmes disa fotografive që postuan, ku shfaqeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Ish missi shqiptar jeton prej vitesh në Turqi dhe është përpjekur gjithmonë që djalit Efehan t’i mësojë shqip.

Pak orë më parë, ajo ndau me ndjekësit në Instastory një video, ku shihej duke luajtur me të birin, ku numëronte në shqip. Mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit turq, pasi një prej tyre është shprehur e pakënaqur me këtë fakt.  Ndjekësja shprehet se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare ka reaguar e indinjuar duke iu përgjigjur publikisht. “Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare. Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësoj edhe gjuhën time amtare”, shkruan Abazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!