Ndjekësit janë revoltuar me organizatorët e Eurovision-it pasi censuruan një foto të Ronela Hajatit, e cila ka bërë dhe provat e para për spektaklin e madh. Konkretisht, fotoja shfaqte Ronelën me balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit.
Të dielën, galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram dhe më pas u ripostua por pa foton në fjalë. Censurimi ka bërë që të nisë një peticion (KLIKO KËTU) përmes të cilit kërkohet që këngëtarja të vijojë me koreografinë aktuale.
Krahas peticionit, thuhet se përfaqësuesja e Shqipërisë ka punuar për disa muaj për një koreografi të tillë, dhe nuk mund të hidhet poshtë në momentin e fundit. “Eurovizioni është një konkurs ku çdo artist është i lirë të performojë dhe të tregojë idetë e tij të performancës.
Performanca e Ronelës nuk është në këtë rast sepse Eurovision e konsideron atë “provokuese”, ndërsa kur disa vende janë apo kanë qenë edhe më provokuese, nuk e kanë censuruar performancën. Nuk mund t’i lëmë tani të hedhin në kosh 3 muaj punë të palodhur nga Ronela dhe stafi i saj, ndaj ju lutemi nënshkruani këtë peticion!!!”, thuhet krahas peticionit. /abcnews.al