Ndizet studioja e Abc News, Albani ia merr valles në mes të skenës

schedule09:27 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:27 - 9 Korrik, 2020

Një moment i veçantë ka ndodhur sot në emisionin e mëngjesit në Abc News, ku u transmetua një video e moderatorit Alban Musa duke kërcyer nën ritmet e këngës “Luj Qyqek”.

Por, kjo nuk ishte e vetmja surprizë për të. Stafi gjithashtu publikoi një foto të moderatorit të shumë viteve më përpara, ku shfaqet me veshje popullore.

“Shumë vite më përpara dhe shumë kile më përpara.“, tha Albani, duke shtuar më tej “kjo është veshja ime popullore, mjekra ime shumë e shëmtuar. Aty kam qenë 19-vjeç dhe sa isha futur në Akademinë e Arteve dhe kishim disa etyde me baze popullore.“, tha moderatori. /abcnews.al