Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndizet serish “raketa” Roshi/ Ish-futbollisti i Kombëtares kthehet në ditët e arta në Turqi

schedule12:48 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:48 - 3 Dhjetor, 2025

Dikur e quanin “Raketa”. Odise Roshi nuk mund të harrohet se ka luajtur 70 ndeshje e ka shënuar 5 gola me fanelën kuqezi, dhe që ka qenë pjesë e brezit të shkëlqyer që realizoi kualifikimin historik në finalet e Kampionatit Europian 2016 me De Biazin në stol.

Ndërsa karriera ndoshta nuk I ka shkuar ashtu siç e meritonte dhe siç e ka pasur potencialin, sërish po vazhdon të luftojë fort dhe është kthyer në formë në moshë aspak të vogël.

Roshi realizoi në Kupën e Turqisë, ndërsa skuadra e tij, Keçiorengyçy fitoi 2-0 Kaizerisporit, duke kaluar me suksesin raundin e katërt.

Kjo në minutën e 117-të, për 2-0 pasi 90 minutat përfundun të bardha.

Për 34-vjeçarin, janë dy gola në dy ndeshje në Kupën turke, ndërsa në Ligën e Parë ka realizuar po dy herë dhe ka shërbyer dy asiste.

Kontribut jo I keq për moshën dhe për faktin se I është dashur të përshtatet me ekipin e ri.

Në total në Ligën e Parë në Turqi ka gjithsej 130 ndeshje, në të cilat ka gjetur 16 herë rrugën e rrjetës dhe ka krijuar 18 gola.

Po flasim për një lojtar që e ka nisur karrierën si futbollist profesionist 17 vjeç, dhe është dalluar për shpejtësinë e madhe, për gjuajtjet nga të gjitha distancat, por edhe për ndihmën ndaj shokëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!