Ndizet një vatër zjarri në Zejmen të Lezhës, flakët pranë banesave

schedule15:53 - 15 Gusht, 2021

schedule 15:53 - 15 Gusht, 2021

Një zjarr është ndezur  sot pasdite në Zejmen të Lezhës. Gazetari Gjergji Figuri raporton se flakët janë në një zonë të banuar. E rrezikuar është edhe Njësia Administrative, pasi flaket janë vetëm pak metra mbi godinën e njësisë, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shkak se emergjencat civile janë të angazhuara ne dy vatra të tjera.

Flaket vijojnë të përhapen ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente për të shmangur pasojat e këtij zjarri. Banorët janë të vetmit që po ndërhyjnë për të mbajtur larg zjarrin nga shtëpitë e tyre, ndërsa dyshohet se shkak është bërë pakujdesia për të djegur mbeturinat dhe me pas flaket kanë dalë  jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi duke përshkuar një zone me bare të thatë e shkurre. g.v/abcnews.al