Janë rikthyer shpërthimet në kryeqytetin e Ukrainës. Ekipet e CNN raportojnë sirenat e sulmit ajror dhe një shpërthim të madh ndërsa bie nata në Ukrainë
Ekipet e CNN në terren po dëgjojnë sirenat e sulmit ajror në Odessa dhe Uman, Ukrainë. Dhe vetëm pak çaste më parë, ekipi në Kiev dëgjoi një shpërthim të madh. Është e paqartë vendndodhja e saktë e shpërthimit.
Shpërthimi u dëgjua pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit, tha këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko në një postim në mediat sociale, raportoi Reuters.
Një dëshmitar i Reuters në Kiev gjithashtu raportoi se kishte dëgjuar shpërthimin, duke vënë në dukje se shpërthimi bëri që toka të dridhej.
Dita e sotme sipas autoriteteve ukrainase ka qenë më e qetë se një ditë më parë, ndërkohë, duket se bombardimet janë rikthyer në mbrëmje. g.v/abcnews.al