Ndizen sirenat, forcat ruse sulmojnë me raketa Kievin

schedule14:52 - 15 Nëntor, 2022

schedule 14:52 - 15 Nëntor, 2022

Të paktën dy shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, sipas mediave të vendit, ndërsa vazhdon samiti i G20, shkruan CNN.

“Një zyrtar i lartë ukrainas tha të martën se Rusia po i përgjigjej fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në samitin e G20 me një sulm me raketa në Ukrainë.

“Rusia i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelensky-t në Samitin G20 duke sulmuar me raketa”, tha në Twitter Andriy Yermak.

Ndërkohë, ndërtesa banimi janë goditur me raketa ruse në lagjen Pechersk të Kievit, sipas kryebashkiakut të qytetit Vitali Klitschko.

“Sulm në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, dy ndërtesa banimi janë goditur në rrethin Pechersk. Forcat ukrainase rrëzuan 4 raketa raketa,” tha Klitschko.

Administrata ushtarake e qytetit raporton se katër raketa u rrëzuan, sipas ministrit ukrainas të punëve të brendshme Anton Gerashchenko.

Ukraina ka regjistruar sulme të shumta gjatë javëve të fundit, pavarësisht fitores në rajonin Kherson javën e kaluar pas tërheqjes së trupave rusë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!