Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit me armë

schedule17:18 - 27 Nëntor, 2021

schedule 17:18 - 27 Nëntor, 2021

KOSOVË- Sot në Deçan janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, në sulmin tragjik në Gllogjan, ku një person qëlloi me armë zjarri autobusin që po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Në mesin e personave që kanë ndezur qirinj ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.

Sutori i sulmit të rëndë nuk është identifikuar ende. Mbrëmë rreth orës 19:00, autori me kallashnikov, ka sulmuar një autobusin duke lënë të vdekur tre persona dhe një të plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!